24-11-2024

Muharremaj komenton fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka komentuar fotografinë që ka me rreshterin e policisë së Kosovës, Sh.S. që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në një kazino në këtë qytet të dielën.

Ai ka thënë se nuk refuzon qytetarët që duan fotografi me të dhe se s’ka kurrfarë lidhje me rreshterin.

“Kam qenë zëvendëskomandant i Brigadës 123. Prej ditës së parë kam qenë në luftë. I kam pas 1800 ushtarë. Shumë shokë para luftës, gjatë luftës. Pas luftës kam qenë nënkryetar, drejtor komunal, gjeneral, deputet dy mandate dhe shkoj nëpër ahengje e dasma e askund s’mundem të refuzoj askënd që kërkon të fotografohem me të. S’ka të keqe asgjë, janë qytetarë të vendit. Për atë punë vendos hetuesia dhe prokuroria por nuk mund të vendosë një kryetar i një komune”, ka thënë ai për KTV-në.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.