Muharremaj: Suhareka do të bëhet me shesh me standarde evropiane
Deri në 70% të projekteve të planifikuar janë realizuar në komunë e Suharekës. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk po pengon në realizimin e projekteve të planifikuara i ka thënë Ekonomia Online, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka deklaruar se në këtë vit Suhareka do të bëhet me shesh me standarde evropiane.
“Nuk kemi asnjë pengesë në realizimin e projekteve. Ne e kemi planifikimin e buxhetit për këtë vit. Jemi duke vazhduar të punojmë dhe nuk ndalemi. Është mirë që disa projekte që i kemi premtuar janë realizuar. Në radhë të parë kemi thënë që komuna do të jetë më e pastër, me e gjelbër. Unë besoj se deri 70 % i kemi arrit, por nuk jam i kënaqur deri tash me këtë punë. Besoj që kemi me punuar edhe në të ardhmen dhe kemi me ndryshua komplet ambientin”.
“Vitin e kaluar kemi përfunduar 2500 metra për shtigje ecje dhe biçiklista. Këtë vit po ashtu kemi ndërtuar 2 km shtigje për biçiklistat. Së shpejti do ta kemi sheshin modern me standarde evropiane ku do të ketë staz të biçiklistave dhe për ecje. Të gjitha projektet janë duke vazhduar mirëpo mund të pyesni edhe vet qytetarët që do të tregojnë se sa ka ndryshuar qyteti në çdo aspekt”.
Me tutje, Muharremja ka bërë të ditur se komuna ka përfunduar rrugën që lidh disa fshatra, raporton EO.
Po ashtu, ai ka përmendur edhe parkun e ndërtuar në qytet, ku mund të shfrytëzohet nga fëmijët si dhe të moshuarit.
“Sa kemi përfunduar një rrugë që lidh disa fshatra, aty është shtegu për ecje dhe për biciklista. Kemi plan për këtë vit sheshin, në vitin e ardhshme do të fillojmë shteg të biciklistave dhe për ecje në qytetin e Suharekës. Do të lidhen dy shtigje, ku do të jetë edhe një urë”.
“Parkun për fëmijë që kemi ndërtuar, si për fëmijë ashtu dhe për të moshuar”, tha ai duke shtuar se qyteti dhe fshatrat e Suharekës kanë ndryshuar çdo ditë e më tepër./ekonomiaonline.com