23-12-2024

Mullarët me barë në fshatin Planejë

Sigurimi i ushqimit për kafshë është një nga angazhimet kryesore, gjatë verës e vjeshtës në fshat, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Zvogëlimi i sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore që përdoren për ushqim, si lënia djerrë e një pjese tjetër të sipërfaqes edhe në fshatrat e rajonit të Prizrenit, paraqesin vështirësi për sigurimin e ushqimit bazë të kafshëve.

Dikur, jo shumë larg në kohë, nëpër fshatra ndër temat kryesore të bisedave gjatë vjeshtës e dimrit, pos sigurimit të bukës për familjarët ishte edhe ai i ushqimit për kafshët shtëpiake.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.