20-01-2025

Mundësonte në Serbi pajisjen me dëshmi pa u vaksinuar fare ndaj COVID-19, arrestohet nga policia në Kosovë

Policia e Kosovës, sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale B.M.

Arrestimi i B.M, erdhi lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.

”Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandalojë veprat penale dhe me profesionalizëm të luftojë çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër”.

Asnjë koment

Comments are closed.