Mundi i Pacollit për ta prekur Trumpin
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka arritur t’i shtrëngojë shkarazi duart me presidentin amerikan, Donald Trump.
Në videon që vet ai e ka shpërndarë në Facebook, dëgjohet njëri nga këshilltarët e tij duke i thënë: “Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit”.
E Pacolli e përshëndet presidentin amerikan me “Hello mr. President”, më pas arrin edhe t’ia japë dorën.
Në Facebook Pacolli ka shkruar “Kënaqësi të takohem përsëri me Presidentin Donald Trump”, ndërsa pas pak minutash e ka ndërruar përshkrimin në “Kënaqësi të ja shtrëngoj dorën Presidentit Donald Trump”./kallxo.com