25-11-2024

Mungesa e ambasadorëve bllokim i shtetit për integrim

Kosova nuk duhet asnjëherë të ndal lobimin për njohje të reja dhe për anëtarësim në mekanizmat ekonomik dhe politik ndërkombëtar.

Por, të gjitha hapat duhet t’i koordinojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu thanë për Ekonomia Online njohësit e çështjeve ekonomike dhe politike në vend.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se Kosova nuk guxon të marr asnjë vendim çfarëdo qoftë në aspektin ndërkombëtar dhe kombëtar pa ShBA-në.

Shahini tha se më nuk mund të fajësohet moratoriumi i paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit për lobim. Sipas tij, tani e tutje, moslobimi është paaftësi e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti

Megjithatë, Shahini tha se me mungesën e 20 ambasadorë  Kosova ia ka shkëputur të drejtën vetës për t’u integruar në mekanizma ndërkombëtar.

“Asgjë nuk duhet të bëhet pa koordinim me ShBA-në. Kosova nuk guxon të marr asnjë vendim çfarëdo qoftë në aspektin ndërkombëtar dhe kombëtar për shkak se politikën e jashtme Kosova e zhvillon vetëm përmes Amerikës. Vetëm ajo dhe lobimi i saj e arrit që ne të jemi shtet për njohje të fuqishme. Dhe kjo është parë më së miri nga shtatori të vitit të kaluar kur nga shtëpia e bardhë neve na njohu shteti i Izraelit. Kosova nuk duhet asnjëherë të ndalet për të lobuar dhe për t’u anëtarësuar në mekanizmat ekonomik dhe politik ndërkombëtar. Ka kaluar gjithçka ku ka pasur moratorium edhe nga ana e Kosovës dhe nga ana e Serbisë. Kështu që nëse Kosova nuk lobon është paaftësi e jona”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti

“Kosova ka nevojë shumë për ekonominë e vendit duke e zhvilluar atë në brendësi por edhe duke e integruar nëpër vende të ndryshme. Shumë ambasada tash kanë mbetur në mungesë të ambasadorëve dhe kjo është një autogol për vetveten tonë për arsye se ambasadat kanë mbetur pa zot shtëpie janë jofunksionale. Dhe ne i kemi 20 ambasadorë më pak për shkak që janë tërhequr politikisht dhe kështu Kosovës vet ne po i  shkëpusim të drejtën për t’u integruar në mekanizma ndërkombëtar”, tha Shahini.

Edhe, profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se Kosova duhet të jetë në kontakt me ShBA-në, posaçërisht për nisjen e lobimit.

Arifi tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në lobim, pasi në mungesë të ambasadorëve mund t’i kushtojë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Serbia ka punuar në mënyrë diskrete kundër pavarësisë së Kosovës sepse para disa jave ish-ministri i Jashtëm i Serbisë ka qenë në disa vende afrikane dhe publikisht ka folur për mosnjohjen e Kosovës. Pra ajo është shkelje flagrante e asaj marrëveshje por duhet parë që ShBA-ja janë në një kohë jo të mirë në kuptimin e asaj tërheqja nga Afganistani ka marrë një angazhim të jashtëzakonshëm të gjithë shtetit amerikan. Ata në besim kanë kërkuar që të vazhdohet moratoriumi, pra unë besoj për ta mbrojtur Kosovën dhe kjo në një farë mënyrë që t’i ndalet hovi Serbisë që të mos loboj për çnjohje”.

“Mirë që Kosova zyrtarisht nuk është prononcuar ende sidomos kundër. Ajo duhet t’i koordinojë hapat me ShBA-në se si të shkohet tutje nëse do të kemi një zgjatje të moratoriumit dhe me siguri duhet të bëhet një marrëveshje dy palëshe varësisht se si do të shkojnë negociatat me këtë hap sidomos me ShBA-në. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme me aleatë. Ne mund ta planifikojmë lobimin apo anëtarësimin në OKB por duhet të jemi të kujdesshëm më hapa. Për me tërheqë njohje në pozitën sesi jemi apo si është politika e jashtme ka një abstenim total sidomos një vendet më të rëndësishme kemi mbetur pa ambasadorë fuqiplotë”, tha Arifi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.