Mungon i akuzuari, dështon seanca për vrasjen e rëndë në Prizren
shqyrtimit kryesor ndaj Bajram Velija, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, mungesën e të cilit e arsyetoi udhëheqësi i pranim lirimeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Shaban Kamberaj, i cili deklaroise kanë marrë një raport mjekësor, në bazë të të cilit i akuzuari nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta u shty dhe u caktua të mbahet më 04, 05, dhe 06 jananr 2021, ku në cilësinë e dëshmitarëve do të paraqiten, Bardha Hoti, që është vajza e viktimës, Nerxhivana Potera, Xheladin Selmani, Zenel Velija dhe Blerim Martinaj.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, Armenda Aliu-Velija.
Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.
Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone”, disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.
Ndryshe, i pandehuri Velija gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit të kaluar. /BetimipërDrejtësi