Muric portieri më i vlerësuar në Superligën e Turqisë
Portieri Arijanet Muric vazhdon me super paraqitjet për Adana Demirspor.
Një ndër arsyet kryesore pse Adana Demirspor është duke garuar për një vend në ligat evropiane, është ‘gardiani’ kosovar, transmeton lajmi.net.
Falë këtyre paraqitjeve të nivelit të lartë, Muric është lojtari i tetë më i vlerësuar në Superligën e Turqisë.
Sa i përket pozitës së portierit, Muric është më i vlerësuari me notën 7.35, kurse në përgjithësi zë pozitën e tetë.
Në këtë edicion, Muric ka 20 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur shtatë herë dhe pranuar vetëm 18 gola.
Kjo formë e lartë do jetë ndihmë e madhe edhe për Kombëtaren e Kosovës, sidomos në ndeshjet e muajit të ardhshëm.