23-11-2024

Muriq: Nuk e pashë topin në golin e parë

Arjanet Muriq, portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, ka folur pas ndeshjes së kësaj të fundit ndaj Çekisë.

Gardiani i portës së Kosovës ka thënë se nuk e kishte parë topin në golin e parë, ngase iu kishte zënë pamja nga bashkëlojtarët e tij, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me fyerjet që i janë bërë drejt tij nga tifozët çekë, duke thënë se vepruan si një ekip sportiv.

“Sonte çekët ishin shumë të mirë. Kanë bërë presion lartë dhe nuk kemi mundur t’i bëjmë ballë. E patën vetebesimin, luajtën në shtëpi”, tha ai.

“Nuk e pashë topin tek gola e parë, lojëtaret u munduan ta bllokonin”.

“Kanë thënë gjëra raciste në gjuhën e tyre, ne u munduam të reagojmë si sportist. Nuk i kam degjuar këto fyerje”.

Asnjë koment

Comments are closed.