Muriqi dhuron 15,000 euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi
Futbollisti kosovar, Vedat Muriq, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve vdekjëprurëse në këto vende.
Muriq ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet.
Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai një ditë më parë në rrjetin social “Tëitter”. /IndeksOnline/