08-09-2024

Muriqi gati për sezonin e ri, e nis me gol në fitoren ndaj skuadrës angleze

Mallorca ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës angleze Crewe, ku ylli kosovar Vedat Muriqi ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Muriqi sezonin e kaluar nuk është që ishte në formën më të mirë të mundshme shkaku i disa lëndimeve, por që arriti mjaftë shumë ta ndihmojë skuadrën spanjolle për të qëndruar në La Liga, si dhe të arrijë në finalen e Kupës së Mbretit.

Ylli nga Prizreni ka shënuar gol në miqësoren ndaj Crewe, duke vulosur fitoren në minutën e fundit të ndeshjes.

Pasi mori një pasim të bukur, Muriqi dribloi edhe portierin duke e tundur më pas rrjetën e zbrazur (90’).

Asnjë koment

Comments are closed.