Muriqi i bashkohet Fenerbahçes në stërvitje
Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje te Fenerbahce.
Sulmuesi i Kosovës i është bashkuar në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm (e enjte) gjigantit turk pas qëndrimit të tij jashtë fushës qysh nga fillimi i këtij muaji.
“Pyes vetën se kush është kthyer?”, shkruan klubi në postimin ku nuk shihet plotësisht fytyra e sulmuesit 25-vjeçar.
Lojtari nga Prizreni nuk arriti të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë këtij muaji, raporton arbresh.info.
Sidoqoftë, Muriqi ka arritur të lë pas problemet me lëndime dhe shpresojmë të gjej formën e mëparshme në ndeshjet e ardhshme të Superligës së Turqisë.