Muriqi: Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, është shprehur shumë i lumtur që i është rikthyer golave në La Ligë.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos, duke shënuar golin e fitores krejt në finish të ndeshjes.
Muriqi thotë se është i lumtur që sërish i është kthyer golave. Ai thotë se i do shumë tifozët e Mallorcas.
“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.
“Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite”, ka pohuar sulmuesi kosovar.