Myftar Kovaçit i ngritet pllakë përkujtimore në Vlahnë të Hasit
Në fshatin Vlahne të Hasit të Shqipërisë, nesër (3 nëntor) në ora 11:00, do të bëhet zbulimi i plakës përkujtimore në nderim të ish-veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Myftar Kovaçi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në njoftim, thuhet se pllaka përkujtimore është vepër e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërsa familja është shprehur mirënjohëse për këtë nderim kombëtar për familjen Bajraktari.
Ndryshe, ndihma e Myftar Kovaçit është vlerësuar si e paharruar nga bashkëveprimtarët e tij, në kohërat e vështira të Kosovës, ndërsa është theksuar se për këtë kontributi i tij do të mbetet i paharruar,
Kovaçi ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku, një vit më parë.
Do theksuar se më fillimin e veprimeve të UÇK-së, një pjesë e banorëve të fshatrave të Hasit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Vlahnës kanë ndihmuar çlirimtarët e Kosovës në bartjen e armëve për në vatrat e luftës.
Kjo dëshmohet edhe në librin e legjendës së luftës, Ramush Haradinajt, ku ndër tjera përmendet edhe kontributi i familjes së Avdi Sokolit nga Vlahna. /GazetaePrizrenit.net/