Naim Daftallari nga Prizreni, nuk ndihmohet nga Qeveria
Mosha e re e Naimit dhe gjendja e tij e rëndë bëjnë që familjarët të besojnë se do të gjendet mundësia të ndihmohet nga të gjithë humanistët. I vëllai i tij, Afrimi, tregon se familja e Naimit është në rrugën”Jul Variboba”, numër 71. Ai thotë se gjendja e tij është e rëndë nuk ka asnjë shenjë përmirësimi. Aktualisht, Naimi është nën përkujdesjen e doktor Prela në Spitalin Amerikan në Tiranë. Afrimi tregon se kanë kërkuar mjete ndihmë nga Qeveria dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë përkrahje. Gjendja e ekonomisë familjare është tepër e rëndë dhe kërkohet që kësaj radhe të bëhet diçka për shëndetin e Naimit, i cili kërkon shërim.
Fëmijët e tij, njëri 10 e tjetri 7 vjeç, kanë shpresë se humaniteti i njerëzve do t’ua mundësojë që babai i tyre të kthehet përsëri në gjirin familjar. Për ata që duan ta ndihmojnë Naim Daftallarin, pos xhirollogarisë, mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit: 044 381 414. Familjarët shpresojnë dhe besojnë që do të gjendet mundësia për ta ndihmuar Naimin. Familja kanë vetëm një shpresë, se Naimi do të rikthehet në gjirin familjar, te familja, dhe fëmijëve t’u kthehet buzëqeshja.(Kosova Sot)