23-11-2024

“Nata e Bardhë” për herë të parë në Kosovë

Aleanca Franceze në Prishtine në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit të shtunën me datë 14 shtator do të mbajë aktivitetin e njohur si Nuit Blanche që do të thotë “Nata e Bardhë”, njofton Klan Kosova.

Ky organizim do të mbahet në Prizren prej orës  19:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

Drejtoresha e Aleancës Franceze , Anne-Sophie Veyrier, tha se ky aktivitet organizohet çdo vit në 30 qytete ndërsa sivjet po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Ajo tha se Komuna e Parisit ka bërë marrëveshje artistike me atë të Prizrenit për të zhvilluar këto aktivitete kulturore.

Ndër të tjera aty do të ketë ekspozitë me fotografi të vjetra të Prizrenit, do të ketë pazar ku prodhuesit kosovarë mund t’i promovojë punimet artizanale, do të ketë muzikë nga performues francez e kosovarë si dhe aktivitete tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.