Ndahen 600 mijë euro, dhunuesit do të monitorohen përmes hallkës së vendosur në trup
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 600 mijë euro për vendosjen e sistemit për mbikqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve. Përmes hallkës së vendosur në dorë, shteti do të monitorojë lëvizjet e personave të dyshuar ose akuzuar për dhunim.
“Në mbledhjen e Qeverisë sot u ndanë 600 mijë euro për vendosjen e sistemit për mbikqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve.
Më 1 korrik 2015, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikqyrjen Elektronike.
Pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij.
Viktimat e dhunës do të jenë më të mbrojtura dhe më të sigurta kurse dhunuesit do të jenë të monitoruar për të parandaluar përsëritjen e njëjtë të veprës së dhunuesit ndaj vitktimës ose rastet me fatalitet” shkruan ministrja Haxhiu në njoftim./IO/