24-11-2024

Ndahen mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar në Sharr (ish-Dragash)

Komuna e Dragashit në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit, Drejtori,z. Vloran Cenaj në mbështetje të kompetencave të tij ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e kryetarit të komunës z.Shaban Shabani ka miratuar vendimin për ndarjen e mirënjohjeve për mësimdhënësit e pensionuar nga data 07 Mars 2018 deri me 07 Mars 2019.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës
Jam i gëzuar që sot ne po festojmë bashkarisht, sikurse para një viti, Ditën e bekuar të Shkollës së Parë Shqipe ose siq e themi tradicionalisht “Ditën e Mësuesit” – 7 Marsin e vitit 1887.

Kjo ditë ka një kuptim të veçantë sepse veç tjerash paraqet një rast sa kuptimplotë po aq edhe emocional duke na dhënë shkas që të kujtojmë rrugën me plotë sakrifica që kaloi afirmimi i arsimit në gjuhën shqipe.

Ne sot jemi të lumtur që u kemi këtu, që nëpërmjet jush edhe këtë përvjetor të mund të përcjellim falënderimet tona për kontributin për sakrificën tuaj që na sollën dritën dhe na mundësuan që edhe ne sot, të jemi në nivelin e duhur për të ndërtuar brezat e rinj për përballje me sfidat e reja të arsimit dhe shkencës edhe në këtë kohë dinamike të përshtatjes në kuadër të rrjedhave integruese dhe globalizuese.

Të nderuar mësimdhënës

Sfidat e arsimit ndonëse nuk janë të njëjta, ato janë të përhershme ku çdo fazë ka kompleksitetin përkatës, por qëllimin e njëtë – të përgatisin brezat e rinj për përballje më të lehtë me sfidat e kohës.
Sigurisht se secili mësues gjatë punës së vet është gjendur para dilemës se a e ka zgjedhur profesionin e duhur, mirëpo menjëherë besoj janë kujtuar se nuk ka asnjë profesion në botë kaq fisnik dhe dinjitoz, siq është profesioni i mësimdhënies, i cili ju lejon juve të vëzhgoni “qenie të vogla” teksa rriten dhe bëhen storie të suksesit” thuhet në faqën zyrtare të Komunës së Dragashit./www,tvprizreni.info.

Asnjë koment

Comments are closed.