18-04-2025

Ndahet nga jeta Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës e Masa:krës së Rogovës së Hasit

Është ndarë nga jeta, fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.

I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit, kur ne janarin e vitit 1999, forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.

Sipas familjarëve i ndjeri varroset sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.