16-04-2025

Ndahet nga jeta profesori e veterani i arsimit nga Hasi, Azem Sufaj

Është ndarë nga jeta profesori i historisë, intelektuali dhe udhëheqësi shumëvjeçar i arsimit nga Demjani i Hasit, Azem Sufaj (1951-2025).

Ai rrjedh nga një familje me traditë arsimi. Ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare.

Prof. Besim Muhadri, në një postim mortor ka shkruar se “Puna dhe kontributi i tij, veçanërisht në fushën e arsimit, si profesor dhe si drejtor shkolle në vitet më të vështira, do të mbeten të paharruara dhe të shënuara në historinë e arsimit tonë kombëtar”.

Sipas familjarëve,  varrimi i tij bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e Gjakovës./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.