Ndahet nga jeta veprimtari i LDK-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka vdekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.
Osmani ka shkruar në Facebook se Abdullahu ishte aktivist i hershëm i LDK’së.
Osmani ka bërë të ditur se Abdullahu gjatë veprimtarisë së tij është shquar për kontributin dhe humanizmin.
“Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit.