05-04-2026

Ndalet në pikëkalimin e Vërmicës – përfundon në burg i dënuari për mospagesë gjobe

Një person ka përfunduar në vuajtje të dënimit me burg pasi u ndal në pikën kufitare në Vërmicë dhe rezultoi me urdhër arrest aktiv, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 04.04.2026, rreth orës 01:40, në pikën kufitare në Vërmicë, ku siç mëson Sinjali, është ndaluar G. Rushiti gjatë procedurave të kontrollit.

Pas verifikimit në sistem, ai ka rezultuar i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.

I njëjti ishte dënuar me gjobë në shumën prej 1000 euro, por për shkak të mos pagesës së saj, dënimi i është shndërruar në burgim prej 50 ditësh.

Pas ndalimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Rasti është proceduar sipas urdhëresës së gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.