26-10-2025

Ndalim në kufi – i dënuari me 50 ditë burgim kapet në Vërmicë

Një person i dënuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Sipas burimeve të besueshme nga kufiri, rreth orës 03:00 të datës 25 tetor 2025, zyrtarët policorë në SPK Vërmicë – hyrje kanë ndaluar shtetasin V. F. Gashi rreth 35-vjeçar nga fshati Akllap i Lipjanit, i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhëresë aktive për ekzekutimin e dënimit.

Në bazë të Urdhëresës, Gashi është i dënuar me 50 ditë burgim efektiv, ndaj menjëherë është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Zyrtarët policorë kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës pa incidente, ndërsa rasti është mbyllur me procedurat ligjore përkatëse.

Asnjë koment

Comments are closed.