12-12-2024

Ndalohen dy kosovarë nga policia shqiptare në Morinë, nuk i deklaruan një sasi të frangave

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë në Morinë, kjo pasi të njëjtit nuk i kanë deklaruar hiç më pak se 21 mijë franga.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G. Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia shqiptare.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””.

 

Asnjë koment

Comments are closed.