17-12-2025

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike dhe zona të banuara në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

“Ndalesa vlen nga 25 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, me përjashtim të natës së Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2025 nga ora 23:30 deri në 00:30 të 01 janarit 2026, ku lejohet përdorimi për një orë” – thuhet në njoftim.
Qytetarët ftohen ta respektojnë këtë urdhëresë, ndërsa versioni i detajuar i saj gjendet më poshtë:
Mund të jetë një imazh i teksti

Asnjë koment

Comments are closed.