Ndalohen mbi 38.000 lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në doganë, konfiskohen edhe mbi 2540 copa
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollin e lodrave për fëmijë, duke përfshirë tregun e brendshëm dhe zonat doganore.
Si rezultat i inspektimeve në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 lodra për fëmijë, me vlerë prej rreth 100,000 euro, të cilat nuk përmbushnin kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për tregun e brendshëm, njofton Ministria e Industrisë.

Gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, inspektorët kanë sekuestruar edhe 2,547 lodra të tjera për fëmijë, të cilat janë konstatuar se nuk përmbushnin standardet e sigurisë.

