Ndalohen reklamat në Qendrën Historike të Prizrenit (VIDEO)
Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të mos i lejojë reklamat e bizneseve në Qendrën Historike, nëse ata nuk aplikojnë për licenca deri në fund të marsit.
Reklama nuk duhet të jetë më e madhe se 1 metër katror, njofton Klan Kosova.
Aplikimi për këtë leje nga rreth 100 biznese që operojnë në këtë zonë, duhet të bëhet në Drejtorinë e Urbanizmit në këtë komunë.