16-09-2024

Ndalohet dhe ia thyejnë pasqyrat një autobusi në Mitrovicë të Veriut

Të enjten në mbrëmje ka ndodhur një incident në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë të Veriut, ku një autobus nga Kosova është ndaluar nga dy persona, për motive akoma të panjohura. Te dyshuarit kanë goditur autobusin, por fatmirësisht të lënduar s’ka, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia në Veri është bërë e ditur se dy të dyshuarit kanë dalë nga një veturë dhe i kanë folur shoferit të autobusit në gjuhën serbe.

Të njëjtit kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit me një shkop druri.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalur nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.”

Asnjë koment

Comments are closed.