Ndalohet një kosovar në Portin e Durrësit, paraqiti pasaportë të dikujt tjetër
Një shtetas kosovar është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi i njëjti kishte paraqitur një pasaportë të dikujt tjetër, të cilit i ngjasonte.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit shqiptar.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin Z.K., 53 vjeçar.
“Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.
Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i policisë:
Në Portin e Durrësit vihet në pranga një shteras kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.
Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të rriskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.