Ndalohet një person i dyshuar për ndihmë në dhënie të ryshfetit
Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet E.L., i dyshuar për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, kjo e fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.

Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe thekson se do të vazhdojë veprimet e saj ligjore për të ndëshkuar çdo rast të tillë.

