04-03-2025

Ndalohet për 48 orë personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar sot personi që ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, akt i cili i filmua nga kamerat e sigurisë.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Organet e rendit kanë bastisur shtëpnë ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

Tutje policia bën të ditur se personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, dhe se po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.