29-01-2026

Ndalohet për 48 orë zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren

Rreth 30 persona të dyshuar për manipulim të votave në Prizren, janë duke u intervistuar nga organet e drejtësisë.

Gjashtë nga ta janë kryesues, ndërsa të tjerët anëtarë të komisioneve.

Zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

 

Sipas këtyre burimeve të Klan Kosovës, të gjithë këta persona kanë shkuar vetë për intervistim, pa pasur nevojë për ndërhyrje të Policisë.

Po ashtu, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore.

Asnjë koment

Comments are closed.