Ndalohet sasi e mallrave të padeklaruara në Vërmicë, mbi 400 pjesë rezervë për ashensor
Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara mbrëmjen e djeshme në Pikën Kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit zyrtar, një qytetar që po drejtonte automjetin ka mo-huar se posedon mall për deklarim doganor, por gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë, është gjetur një sasi prej 482 copë pjesë rezervë për ashensor, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë faturë përkatëse.
Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht në pritje të procedurave të mëtejshme.
Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë obligimet ligjore gjatë hyrjes në territorin e Kosovës: