28-11-2024

Ndërprerja e rrymës në disa vendvotime, flasin nga KEDS

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur e deri në këto momente nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike që do të ndikonte në procesin zgjedhor.

Sipas tyre KEDS ka marrë të gjitha veprimet duke mobilizuar një numër të madh punëtorësh për këto zgjedhje.

Njoftimi i plotë:

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor.

KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje.

Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.