24-11-2024

“Ndërpritet mësimi në Kosovë, pezullohen linjat ajrore dhe disa masa të tjera”, vendos Qeveria

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e shtatë ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020

Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë

Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm

Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese

Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi

Në rast se personat nuk mund të karantinohen të vendosësen në karantina të përbashkëta

Aktivitet publike, si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00

Ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë

Të gjitha ndërmarrjet publike private të bëjnë dezinfektim

Ndërmarrjet publike për transport obligohen të bëjnë dezinfektim

Të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë./GazetaBlic

Asnjë koment

Comments are closed.