Ndërroi jetë Esat Krasniqi, ish-komandant i UÇK-së nga Prizreni
Ka ndërruar jetë njëri nga komandantët e UÇK-së nga Prizrenit, Esat Krasniqi, që ishte ndër legjendat e luftës së Koshares, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ai ishte veprimtari i palodhur që pothuajse një jetë të tërë ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke qenë pjesë e luftës çlirimtare.
Krasniqi u lind në Leskovec të Prizrenit, ndërsa u nda nga jeta pas një smëundje në moshën 70-vjeçare.
Ai ishte anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prizren.
Nëpër rrjetet sociale tashmë ka nis shpërndarja e postimeve me njoftimet për shkuarjen e tij në amshim, shprehjen e dhembjes dhe të krenarisë për Krasniqin nga shokët, bashkëveprimtarët dhe e bashkëluftëtarët e shumtë./GazetaePrizrenit.net