Ndërroi jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit
Sot në mesditë, në moshë 64 vjeçare, ka ndërruar jetë Qamil Luli, njofton Gazeta e Prizrenit.
I ndjeri ka qenë pjesë e KF Lirisë së Prizrenit në gjeneratat e viteve 80-të,
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur skuadra prizrenase.
“Viteve të fundit ka jetuar në Finland, ku dhe pas një sëmundje të shkurtër (hemoragji) ndërroi jetë”.
“Ai, do të mbetet në kujtesën e adhuruesve të KF Liria si një futbollistë cilësor, trajner e sportist i vyer”, thuhet në njoftimin e KF Lirisë.
Ndryshe, Qamil Luli është babai i Driton Lulit, aktualisht trajner i kadetëve të KF Liria. /GazetaePrizrenit.net/