Ndërroi jetë poeti e publicisti Abdyl Kadolli
Në moshën 73-vjeçare, mbrëmë ndërroi jetë poeti dhe publicisti, Abdyl Kadolli.
Pas vetes ka lënë disa shkrime si poezi, humor dhe shkrime publicistike që nga koha kur punonte në gazetën “Rilindja”. Ka botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998) dhe veprën publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001).
Kadolli u lind më 1946 në Bukosh të Therandës. Kishte mbaruar studimet themelore dhe ato pasuniversitare për letërsi në Prishtinë.
Nga viti 1993-1998 ka qenë sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës.
Në kuadër të aktiviteteve në LSHK ka qenë edhe koordinator i festivalit poetik ndërkombëtar “Drini poetik”./GazetaePrizrenit.net