25-11-2024

Ndërroi jetë shejh Sylë Morina nga Prizreni

Në moshën 65 vjeçare në Prizren ndërroi jetë, shejh Sylë (Avdyl) Morina.

Lajmin e ka konfirmuar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Pos që ishte i dashur, veprimtar dhe devotshmërisë në besim, Shejh Sylën e karakterizonte edhe shpirti human dhe respekti në komunitet, sidomos tek besimtarët halveti në rajonin e Hasit, të Rahovecit dhe më gjerë.

Sipas njoftimit, ceremonia e përcjelljes së tij mbahet të hënën, në orën 12:00, nga Teqja në Prizren, rruga “Elbasani”, në lagjen “Bajram Currri”, ndërsa varrimi bëhet në ora 14:00, në fshatin Kushnin të Hasit, lagja Morina./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.