Ndërroi jetë veterani i arsimit nga Hasi, Ramë Çollaku
Ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe gazetari, Ramë Çollaku nga Zymi i Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ai u lind në vitin 1935, ndërsa një kohë punoi si arsimtar në fshatin Lugishtë dhe Gjonaj.
Në periudhën nga viti 1989-1995 ka qenë drejtor i shkollës fillore në Zym.
Ishte njeri i respektuar në komunitet. Ka punuar edhe si korrespondent i gazetës së përditshme “Rilindja”.
Ka botuar librin “Koha e Perlat Gjolekës 1943-46”. Varrimi i tij bëhet të premten në orën 14:00 në Zym. /Gazeta e Prizrenit