Ndërron jeta aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren
Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren, Hysni Hyseni – Doda, pas një sëmundje të shkurtër.
Të ndjerin e kanë kujtuar anëtarë dhe aktivistë të LVV-së si dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
” Hysni Hyseni (Doda), na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut…Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi.I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni” ka shkruar Haskuka.
“Pas 11 dite bëhen 13 vjet prej kur u plagos dhe humbi njërin sy në protestën e 10 shkurtit 2007, që nga ajo kohë e deri më sot Doda nuk është ndal në aktivitetet e Lëvizjes”, ka shkruar edhe Faruk Dakaj, drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Shpëtim në Prizren, si dhe është kujtuar edhe nga kryetari i Qendrës së LVV-së në këtë komunë, Artan Abrashi..
I ndjeri pas vetes ka lënë pesë vajza dhe një djalë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit në Prizren.