Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.
“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë.
Referuar shënimeve, del se në Prizren janë regjistruar 121 raste me koronavirus, ndërsa tre persona të infektuar kanë vdekur.