Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Rahovecit
Ish-kryetari i Kuvendit të Rahovecit, Esat Haxhijaha, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë kryetari aktual i komunës, Smajl Latifi.
Patriot, intelektuar e njeri me vlera të mëdha, e ka quajtur Latifi Esat Haxhijahën.
“Sot u nda nga jeta njëri nga personalitetet e rëndësishme në Rahovec e më gjerë, z. Esad Haxhijaha.
Ai dha një kontribut të dukshëm për disa dekada në proceset edukative, politike, ekonomike dhe shoqërore.
Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Rahovecit që barti mbi supe përgjegjësi dhe kreu shumë detyra në shërbim të komunës e popullit të kësaj treve.
Esad Haxhijaha në kujtesën tonë mbetet një njeri i mirë dhe me ndikim të madh në popull, i dashur, intelektual i çmuar, një shqiptar i mirë që i dha vendit dhe përpjekjes sonë për liri një kontribut të veçantë, për ç’gjë edhe u burgos nga Serbia.
Ai do të mbahet gjatë në mend për kontributin e tij në zhvillimin dhe përparimin e Komunës së Rahovecit, arsimimit dhe edukimit të brezave.
Komuna jonë dhe qytetarët tanë sot dhe në të ardhmen shprehin vlerësimit të , mirënjohjen dhe respektin më të lartë ndaj z. Esad Haxhijaha.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së bacës Esad, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Haxhijaha, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Smajl Latifi në një njoftim.