Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari në Suharekë
Policia njoftoi se ka ndërruar personi i aksidentuar para disa ditësh në Reqan të Suharekës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Ai po trajtohej në QKUK në Prishtinë.
“Rruga Suharekë-Reqan, 12.10.2019 – 07:30. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 29.10.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaePrizrenit.net/