24-11-2024

Ndërron jetë një i infektuar me koronavirus nga Prizreni

Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë një nga të infektuarit me virus Covid-19 nga Prizreni.

Sipas njoftimit nga ana e Ministria e Shëndetësisë, viktima është K.Q nga komuna e Prizrenit.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes”, thuhet në komunikatën e MSh.

Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.

Asnjë koment

Comments are closed.