24-05-2025

Ndërron jetë prof dr. Isak Misin Hoxha

Lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isak Misin Hoxhës e ka bërë të ditur familja e tij, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë dhe të përkushtuar.

I lindur më 28 shkurt 1947, Prof. Dr. Isak Misin Hoxha ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën akademike dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Me një jetë të mbushur me përkushtim dhe sakrificë, ai ishte një shembull i urtësisë, dinjitetit dhe dashurisë ndaj familjes dhe komunitetit. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 25 maj 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Zhur – Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.