23-11-2024

Ndeshja Liria-Drita zhvillohet në Prizren

Drejtuesit e Lirisë ka hedhur poshtë spekulimet, duke sqaruar se nuk ka kurrfarë ndryshimi sa i përket vendit dhe kohës, në të cilën është paraparë të zhvillohet ndeshja me Dritën, këtë të premte pasdite, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftimin zyrtar të klubit, thuhet se hidhen poshtë spekulimet, se Liria do të luaj diku tjetër. “Konfirmimi, për ofrimin e asistencës së sigurisë nga Policia e Kosovës, ka ardhur sot dhe i njëjti është përcjellë organeve tjera të sigurisë, sikurse që është njoftuar edhe FFK. Me këtë hidhen poshtë spekulimet, lidhur me vendin e zhvillimit të ndeshjes”, thuhet në kumtesë.

KF Liria falënderon Policinë e Kosovës, stacionin ‘Alfa’ dhe Drejtorinë Rajonale në Prizren, për ndihmën e dhënë.

Ndeshja Liria-Drita, është e treta e këtij sezoni, ndërsa fillon në orën 16:45 min./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.