27-11-2024

Ndeshja mes Yllit dhe Tiranës nuk do të zhvillohet

Ndeshja e paraparë që të zhvillohet nesër, mes Golden Eagle Yllit dhe Tiranës, nuk do të zhvillohet.

Klubi i Yllit ka njoftuar këtë të martë për anulimin e kësaj ndeshjeje.

Në njoftimin e klubit thuhet se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet për shkaqe organizative.

Kjo ndeshje i takon javës së parë në Ligën Unike.

Ndeshja ishte e paraparë për t’u zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Mbetet të shihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet në një termin tjetër, apo është anuluar krejtësisht. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.