Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Dagestan.
Një gjyqtar ka shënuar gol duke e devijuar me kokë topin në një ndeshje të rundit të dytë të LFL Dagestan mes Keyes DD nga Kizilyurt dhe Manas të Dahadevskiy.
Një lojtar i Manas e gjuajti penalltinë në minutën e 43-të, por topi i kthyer nga portieri e goditi në kokë gjyqtarin Atay Daudov dhe përfundoi në rrjetë.
Daudov më pas shpjegoi se, sipas rregullave, gjyqtarët janë aktivë, prandaj edhe ka qenë i detyruar ta pranojë golin, megjithëse goli i është llogaritur Ali Japarovit të Manasit.
Ndeshja përfundoi në barazim 4-4./zeri.info