Ndodh në komunën e Prizrenit: Me veturë hyn në fushën sportive dhe e shkatërron terrenin
Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 30 shtatorit në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku fusha e sportit e Shtëpisë së Kulturës është dëmtuar rëndë nga një person ende i paidentifikuar.
Siç mëson Sinjali, mirëmbajtësi i objektit, F. Jahaj, ka raportuar rastin në Polici, duke treguar se fusha e sportit ishte shkatërruar.
Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, është konstatuar se një person kishte hyrë me automjet në stadium dhe kishte dëmtuar dyshemenë e terrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Lexo edhe:
Publikohet videoklipi kushtuar atdhetarit Hajdar S. Morina – një histori për qëndresën dhe sakrificën në Has
Lidhur me rastin është angazhuar njësiti i hetimeve rajonale dhe, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar rasti “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”, i cili do të trajtohet me prioritet, deri në identifikimin e autorit.
Spotet zgjedhore:
